Gënjeshtra në disa situata na ndihmon që të dalim nga situata të pakëndshme, por ndonjëherë mund të shkohet shumë larg dhe të shndërrohet në diçka që është shumë toksike dhe e keqe
Gënjeshtra shumicës së njerëzve u është e natyrshme. Qoftë kur e bëjnë atë nga turpi, apo poshtërsia ose mbase për të ruajtur fytyrën, për të shmangur lëndimin e mikut, për të dal nga ndonjë situatë e vështirë ose shtiren sikur janë shenjtorë kur gabojnë diçka, të gjithë njerëzit së paku një herë në jetë kanë gënjyer.
Po ju zbulojnë tri shenja të horoskopit të cilët e meritojnë titullin e Pinokut më të madh dhe arsyet për shkak të të cilave mu atyre u “shpëton” ndonjë gënjeshtër.
Vendi i parë shkon për: Binjakët!
Si një shenjë ajri, Binjakët kanë aftësi të shkëlqyera komunikimi, ndaj nuk e kanë aspak siklet që ta rrotullojnë bisedën dhe të vërtetën si t’u përshtatet më mirë. Të udhëhequr nga Mërkuri, Binjakët e konsiderojnë të vërtetën, le të themi, fleksible, ndaj mund t’i japin formën që dëshirojnë.
Në vend të dytë? Peshorja!
Peshoret janë flutura sociale dhe bëjnë gjithçka *vërtet gjithçka* për të treguar se kanë të drejtë. Por, janë edhe një shenjë që ruan balancat, ndaj s’e kanë fare problem të gënjejnë që të ruajnë paqen dhe ekuilibrin e duhur. Për të tjerët konsiderohen gënjeshtarë, ama Peshoret e shohin si një cilësi pozitive.
Medalja e vendit të tretë u takon Shigjetarëve!
Shigjetarët vdesin për vëmendje, ndaj gjithnjë duan të shkaktojnë reagime dhe drama të mëdha. Kur tregojnë historitë e tyre, priren të zmadhojnë ngjarjen dhe t’i bëjnë gjërat pak më dramatike dhe të pavërteta. Nëse një histori, pak a shumë merr trajtat e një përralle, po, ke të bësh me një Shigjetar.