(Mos) shkollimet dhe mashtrimet

August 8, 2022
min lexim

Nga përvoja ime e gjatë në arsim (edukova 45 breza shkollarësh), kam vërejtur edhe një dukuri që askush nuk e trajtoi në mënyrë pedagogjike e analitike! Të gjithë e dimë se shmë nxënës të shkollave të mesme, adoleshentë e pak më të pjekur, për shkak të mungesës së dëshirës dhe motivimit për mësim, me sjelljet e tyre që nuk i takojnë nxënësit, krijojnë rrethana që të largohen (përjashtohen) nga shkolla. Dhe, detyrimisht nodh kjo, jo që kujdestarët e klasëve apo drejtorët e shkollave e dëshirojnë këtë, por krejtësisht ajo ndodh me fajin e nxënësve.

    Në këtë pikëvështrim timin, dua të ndalem në fenomenin se çka bëjnë ata nxënës të dobët e të pasjellshëm të cilët nuk mund të kryejnë shkolla të mesme e më tutje! Në raste të tilla ata kanë përdorur edhe gënjeshtra dhe mashtrime në raport me prindërit e tyre, shoqet dhe shokët e tyre dhe jo vetëm: Fillimisht, ata zënë, gjoja se, po merren me punë “feje” apo me “politikë”, ku për asnjërën  nuk janë të përgatitur profesionalisht.

Pra, nuk mund të jetë të suksesshmëm as në fe as në politikë! Këto mënyra të “depërtimeve” ata (ato) i bëjnë për të mashtruar prindërit  e tyre, për të “mbuluar” dështimet  e tyre nëpër shkolla, ndërsa as në fe as në politikë ata nuk janë të suksesshëm, sepse edhe aty duhet shkollë. Ndaj, ata janë fetarë naivë apo politikanë naivë, sepse për asnjërën fushë nuk janë profesionistë, pra “hyra edhe në këtë drejtim (“fe” apo “politikë”). Pra, këto sjellje të të pashkollëve, të  të ndarëve nga shkolla, konsiderohen dhe janë vetëm mashtrime, apo përpjekje për mashtrime, janë si paravane për t’iu hedhur hi syve prindërve të tyre, miqve e të njohurve të tyre, një shtrese naivësh etj.!

       Disa të tillë, në të shumtën e herave, me dëshirë apo dhunshëm, kanë bërë edhe martesa të parakohshme, për t’u arsyetuar para prindërve e të tjerëve se “u martova…, pastaj më lindi fëmija…, e kështu u ndava nga shkolla!…”  

  Qofshin këto të harruara për fëmijët tanë!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Israeli rihap pikat kufitare me Gazën

Story i radhës

E RËNDË/ Sulmoi seksualisht dhe fizikisht nënën e tij, arrestohet personi

Të fundit nga

ShkoLartë