Mos pastroni me uthull për shkak të erës? Shtoni një gjë dhe bëni një mjet aromatik dhe efektiv

April 3, 2022
1 minut lexim

Shumë njerëz shmangin fshirjen e dyshemeve apo pastrimin e elementeve të kuzhinës me uthull, për shkak të erës së fortë të saj

Për të maskuar këtë aromë të fortë dhe në të njëjtën kohë për t’i dhënë shtëpisë freski, ju sugjerojmë të përdorni bimë dhe fruta aromatike për pastrim

Lëvoret e agrumeve dhe barishtet, siç është rozmarina, por edhe gjilpërat e pishës, kur futen në uthull, krijojnë një pastrues aromatik që freskon hapësirën dhe maskon erën e thartë të uthullës, kështu që mund të vazhdoni ta përdorni këtë artikull fantastik për qëllime higjienike.

Ju duhen vetëm disa kavanoza. Në secilën prej tyre vendosni një përbërës të ndryshëm që duhet të japë aromën (në njërën vendosni limon, në tjetrën rozmarinë…). Hidhni uthullën, mbyllni mirë kavanozat dhe lërini të qëndrojnë për 24 orë.

Të nesërmen i kullojmë me hinkë dhe sitë dhe më pas e kthejmë lëngun në kavanoz. Uthulla juaj me aromë është gati për t’u përdorur dhe është po aq efektive sa më parë.

Shikoni videon:

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk keni dollap? Truke të shkëlqyera se si dhe ku t’i palosni bukur rrobat

Story i radhës

Britania: Rusia është përqendruar në juglindje të Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë