Apelojmë dhe i lusim të gjithë prindrit pavarësisht bindjes, përcaktimit apo ideologjisë që kanë, që nesër t’i marrin fëmijët e tyre dhe ti dërgojnë në Shkolla dhe të fillojnë me mbajtjen e mësimit..
Pa varësisht kërkesave dhe sindikatave që kan marr vendim për greva. Njëherit me shumë respekt e duke pasur parasysh gjendjen kaotike që është imponu nga qarqet e huaja, ju bëjmë thirrje intelektualëve, rrugëtuesve e njerëzve parimorë, Drejtorive dhe mësimëdhënsëve që nesër të dalin publikisht dhe t’i hapin Shkollat e me përkushtimin gjithëkombëtar, të hapen shkollat që fëmijet tanë ta vazhdojn mësimin.
Atyre që po duan ta ndalin mësimin dhe që po duan ti asimilojnë fëmijët tanë, ju bëjm thirrje, largohuni nga këto lojra të asimilimit dhe të mos luhet me fatin e fëmijëve, për përfitimet e skenaret e zhvatësve që po luajnë me popullin kombin atdheun e në kët rast me arsimin.
Të fillojnë me mësimin dhe t’i largohen lojërave të lojalistave që për 21 vite vetëm kanë zhvatur dhe janë pasuruar duke luajtur lojëra të tilla, derisa klasa punëtore asnjëherë kurrë së ka pasur asnjë dobi nga këta të ashtuquajturit sindikalistë…
Vëllezër e Motra
Ju të nderuar mësimëdhënsit ,ju që jeni pjesë e popullit,mos lejoni që edhe më shumë të përdoren fëmijët tan për interesa klanore dhe të atyre që për 21 vite na asimiluan, larguan dhe na lan fëmijët rrugëve,
Të nderuar këto protesta nuk janë protesta të cilat e qojnë arsimin përpara, por janë protesta degjeneruese që fëmijëve tanë i kanë kushtuar e do të ju kushtojnë shumë…
Duke pasur parasysh se si ka ndodhë edhe më parë, sot duhet ta kuptojmë se lojëra të tilla rininë tonë po e largojnë nga vendi dhe e kanë asimiluar e lënë rrugëve,e për fatin e keq, që edhe ata që kanë kryer fakultet sot janë nën mjerimin e diktatit të lojtarëve klanor, e që me të patjetër jan të detyruar ta lëshojnë vendin dhe të ikën nëpër dhenat e huaja..
Populli im i dashur Vëllezër e Motra shqiptarë, jemi nën mjerimin e klaneve që për interesa po rrotullojnë çdo guri, vetëm e vetëm për t`i arrit përfitimet e veta..
Andaj i lusim edhe njëherit gjithë ata mësues kombëtar shqiptar që punojnë për popull e atdhe, që nesër të fillojnë mësimin.
Ju lutemi o ju mësimëdhëns kudo që jeni lini partitë liderët e lakmitë,
Zgjohuni e thuani mjaft më lojërave e skenarëve që po luhen te ne….
ZGJOHUNI
Dhe ngritne zërin se mësimi dhe arsimi së guxon të ndalet, ngase kjo lojë është skenar i Ruso-serbe së bashku me ata që na tradhtuan për 21 vite rresht…
Të cilët edhe sot duan trazira..që të mbajnë vendin pa shtet ligjor..
Zgjohuni e thoni jo lojërave .
Zgjohuni dhe thoni Po vazhdimit të mësimit.
Lavdi Dëshmorëve
Respekt rrugëtuesve të lirisë
Dhe rrugëtuesve të gjuhës shqipe e arsimit mbarë kombëtar