“Mos m’u afro se të detyroj me më vra”: Nasim Haradinaj tregon se si ishte arrestuar teksa ishte rrugës për të dhënë intervistë

December 25, 2024
1 minut lexim

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, pasi ka përfunduar dënimin nga Gjykata Speciale e Hagës, është rikthyer për të përfunduar intervistën që i kishte mbetur në gjysmë para katër vitesh, meqë rrugës për në T7 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të EULEX-it.

Haradinaj ka rrëfyer se ditën kur kishte ndodhur arrestimi i Hysni Gucatit brenda zyrave të OVL UÇK-së, policët e EULEX-it kishin pasur përpjekje që ta arrestonin dhe brenda por s’kishte ndodhur.

“Kanë provu te dera me më kapë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka treguar për rrugën me taksi deri tek zyrat e objektit të televizionit të T7 në lagjen Pejton të Prishtinës. Haradinaj thotë se në momentin që ishte nisur nga objekti i OVL UÇK-së për në T7, kishte vënë re që një makinë e EULEX-it i ishte vënë prapa.

“Ndërkohë e vendosa me dhanë intervistë të ti. E mora një taksi. Kur kemi ardhë më poshtë, e kam pa një kerr që ka dalë nga ana e djathtë furishëm”, ka rrëfyer Haradinaj.

Ish-ushtari i UÇK-së, ka treguar edhe për refuzimin për t’u arrestuar nga policët e EULEX-it dhe për kërkesën e tij që t’iu dorëzohej vetëm Policëve të Kosovës.

“I kam thanë mos m’u afro se të detyroj me më vra. E kam pas edhe atë mendim me më detyru me më vra. Iu thash nuk iu njoh ju, dua me ma pru policinë tonë. Kam folë edhe suedisht edhe anglisht me më kuptu tjerët. Kur i pashë policinë tonë tu ardhë, jam kthy kah ta dhe iu thashë mirë se vini”, ka rrëfyer Nasim Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se vetëm në makinë të Policisë së Kosovës ka pranuar të hipë, për të vazhduar më pas për tek zyrat e EULEX-it.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përplasen dy automjete në aksin “Korçë-Pogradec”, plagosen dy pasagjerë

Të fundit nga

ShkoLartë