‘Mos iu afroni tavolinës!’- Maneskin ironizojnë polemikat e vitit të kaluar gjatë rikthimit në “Eurovision”

min lexim

Vokalisti i Maneskin nuk e kurseu një ironi lidhur me polemikat e vitit të kaluar se ata po konsumonin kokainë në “Eurovision” teksa u rikthyen në festival gjatë finales së shumëpritur.

Grupi italian, i cili triumfoi vitin e kaluar, rezultuan se nuk kishin konsumuar drogë pasi atyre iu kërkua të bënin një test nga organizatorët. Damiano David u akuzua se po konsumonte drogë në një video nga finalja ku shihej duke u përkulur drejt tavolinës dhe kjo nga shumë u interpretua si një lëvizje për të konsumuar kokainë.

Pasi performuan këngën e tyre të re ‘Supermodel’ gjatë finales të së shtunës në ‘PalaOlimpico’ të Torinos, Damiano nuk mund të mos bënte një shaka rreth polemikave. Kur u pyet nëse kishte ndonjë këshillë për artistët, ai u përgjigj: ‘Argëtohuni dhe mos iu afroni tavolinës djema! Mos e bëni!’

Pas polemikës së vitit të kaluar, grupi u detyrua të mohonte akuzat, me Damiano që tha se Thomas Raggi, kitaristi i grupit, thjesht kishte thyer një gotë në dhomën e gjelbër. Ata thanë në Instagram në atë kohë: “Jemi vërtet të tronditur nga ajo që disa njerëz thonë për Damianon. Ne jemi vërtet KUNDËR drograve dhe nuk kemi përdorur kurrë kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikën tonë dhe jemi shumë të lumtur për fitoren tonë në Eurovizion dhe duam të falënderojmë të gjithë që na kanë mbështetur. Rock n roll nuk vdes kurrë.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nesër organizohet vizitë në shtëpinë-Muze të Ukshin Hotit

Story i radhës

Gashi pritet të rizgjedhet, Zejdi bojkot, sot Kongresi I Alternativës?!

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424