Gashi pritet të rizgjedhet, Zejdi bojkot, sot Kongresi I Alternativës?!

Alternativa sot nga mesdita do të nis kongresin partiak që do të zhvillohet në Shkup.

Një Kongres partiak i shoqëruar ditëve të fundit me përplasje mes dy ‘frontmenëve’ kryesor të kësaj partie, ku në njërën anë janë përkrahësit e kreut aktual partiak, ndërsa në anën tjetër deputeti Skender Rexhepi-Zejd.

Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Sic mësohet në koluaret partiake kryetari aktual i kësaj partie Afrim Gashi pritet të rizgjedhet edhe për një mandate. Por edhe njoftimi nga komunikata për media lë për të kuptuar se në mbylljen e Kongresit para mediave do të dal po Afrim Gashi.

Nga ana tjetër, siç mësohet jozyrtarisht nga burime partiake, deputeti i Alternativës dhe përkrahës të tij nuk do të marrin pjesë në këtë Kongres. Zejdi në prononcimet e tij për mediat javën e kaluar paralajmëruar braktisjen e këtij subjekti politik.

Ai së fundi i ftuar në emisionin “Click plus” në Televizionin 21 theksoi se nuk e hedh poshtë tezën e largimit të tij nga Alternativa. Ai u shpreh se nëse në një subjekt të caktuar politik e sheh se kanë shterur energjitë, atëherë duhet të largohesh.

“ Nuk është asgjë e pamundshme edhe me dale nga Alternativa. Mjafton ta shuash energjinë në një subjekt politik dhe më ti nuk je I dobishëm aty. Prandaj mënyra më e mire është largimi nga ai subjekt politik”, theksoi Zejdi. Në Kongresin e kësaj partie pritet të shpalosen edhe përcaktimet për rrugëtimin e mëtejshëm politik si dhe zotimet për përmbushjen e programit të saj si pjesë e Qeverisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Mos iu afroni tavolinës!’- Maneskin ironizojnë polemikat e vitit të kaluar gjatë rikthimit në “Eurovision”

Story i radhës

Pesë persona arrestohen nga policia në një koncert në Shkup, u gjendet drogë

Të fundit nga