mos i zhdukni cadrat moti do tju surprizoje 6427beb6ceed1

Mos i “zhdukni” çadrat! Moti do t’ju surprizojë

April 1, 2023
1 minut lexim

Moti për këtë fundjavë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.

Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

brazil cmontohet nje rrjet kriminal i trafikut te droges europol arrestohen 15 persona kishin derguar 17 tone kokaine ne europe 6427bea6f3a9e
Story i mëparshëm

Brazil, çmontohet një rrjet kriminal i trafikut të drogës, Europol: Arrestohen 15 persona, kishin dërguar 17 tonë kokainë në Europë

arta selimi merr dashuri pa kufi nga nxenesit e shkolles fillore 6427c29e71bc0
Story i radhës

Arta Selimi merr dashuri pa kufi nga nxënësit e shkollës fillore

Të fundit nga

​26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Brenda
ShkoLartë