“Mos e bëj! Çfarë do të ndodhë me fëmijët”- Burri ekzekuton ish-gruan në mes të rrugës, pasi e qëlloi me tre plumba në kokë…

min lexim

Vrasja e një 35-vjeçareje nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Turqi.

Momenti i vrasjes në lagjen Arnavutkioi të Stambollit është filmuar me celular. Në pamje shihet 40-vjeçari duke ndjekur ish-bashkëshorten dhe më pas e qëllon në kokë.

Pasi ajo u rrëzua në tokë, qëllon edhe dy plumba të tjerë në drejtim të saj.

Mediat turke raportojnë se ish-çifti ishin divorcuar prej dy vitesh dhe jetonin të ndarë.

Mesditën e djeshme gruaja ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortit për të parë fëmijët e saj.

Kur 40-vjeçari nuk e ka lejuar mes tyre ka nisur një sherr dhe ish-burri e vrau në mes të rrugës.

Burri, pasi e qëlloi për vdekje, qëndroi pranë trupit të saj, ndërsa u arrestua nga policia.

Një dëshmitar okular tha për Hurriyet: “Gruaja po i lutej burrit të saj: ‘Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Mos e bëj, mos e bëj”. Ai e shtyu gruan në rrugë dhe qëlloi në ajër, më pas tre herë në drejtim të saj. Ndërsa fëmijët i thërrisnin dhe fqinjët bërtisnin, duke parë të tmerruar.”

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​Rusia bombardon territoret e veta për të parandaluar depërtimin e ukrainasve

Story i radhës

Mundësit të natyralizuar si shqiptarë krenojnë Shqipërinë

Të fundit nga