amd prezanton tre modele te reja procesoresh ryzen ai 300 670e82445d03a

AMD prezanton tre modele të reja procesorësh Ryzen AI 300

October 15, 2024
1 minut lexim

AMD prezantoi ditën e Enjte gjeneratën e tretë të procesorëve Ryzen Pro për laptopët e biznesit duke marrë fuqinë e Ryzen AI 300 dhe aplikuar atë në botën e biznesit.

AMD lançoi tre modele shumë të ngjashme të familjen Ryzen AI Pro 300 me bërthama prej 8 deri në 12. Ato do të debutojnë në fund të Tetorit.

Procesorët Ryzen AI 300 mbërritën për laptopët konsumatorë në më herët gjatë këtij viti dhe Ryzen AI Pro është i njëjti çip por me disa teknologji shtesë të integruara.

AMD Ryzen AI Pro 300 processors

Ryzen AI 300 solli arkitekturën Zen 5 të AMD në treg me bërthama procesofike më të fuqishme por edhe bërthamat grafike RDNA 3.5. Çipi gjithashtu përfshin arkitekturën XNDA 2 të NPU-së i cili dyfishon sasinë e TOPS krahasuar me seritë e kaluara Ryzen Pro 8040 nga 16 në 50 ose 55 TOPS në varësi të modelit.

Çipet e reja janë shumë të ngjashme me 8040 ndërsa përdorin të njëjtën teknologji procesi prodhimi prej 4-nanometër dhe konsumon po aq energji mes 15-54 vat. Modelet e reja janë: Ryzen AI 9 HX Pro 375, Ryzen AI 9 HX Pro 370 dhe Ryzen AI 7 HX Pro 360.

AMD po përdor inteligjencën artificiale për të karakterizuar procesorët e rinj. Seritë Ryzen AI Pro 300 janë të vetmit procesorët X86 për laptopët e biznesit që arrijnë nivelin e kërkuar të performancës nga Microsoft dhe stanrdi Copilot+. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

infantino njofton zhvillimin e gjashte ndeshjeve ne lumen field 670e80da7c84a
Story i mëparshëm

Infantino njofton zhvillimin e gjashtë ndeshjeve në “Lumen Field”!

bozhinovska gazifikimi i plote i shtetit paraqet shtylle ne strategjine per tranzicion energjetik 670e82f63a1c1
Story i radhës

Bozhinovska: Gazifikimi i plotë i shtetit paraqet shtyllë në strategjinë për tranzicion energjetik

Të fundit nga

ShkoLartë