Mori 131 mijë euro rryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender, GJKKO lë në burg ish-drejtuesen e OSHEE-së

December 11, 2022
min lexim

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-drejtoreshën e kabinetit në OSHEE, Albana Ferraj e cila u arrestua disa ditë më parë.

Ajo dyshohet se ka marrë një rryshfet prej 131 mijë eurosh për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

Vendimi i GJKKO-së:

Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në bazë dhe për zbatim të nenit 112, 248 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale:

VENDOSI:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj të pandehurës Albana Spiro Ferraj me vendimin Nr. 103, datë 18.10.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall sot në Tiranë, më datë 11.12.2022

PROCEDURA PROKURUESE E 2016-s

Referuar dosjes hetimore mësohet se procedura e prokurimit është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionare “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike group” sh.a., shoqëri aksionare me aksionar të vetëm Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

“Nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi dhe që kanë shqyrtuar dhe vlerësuar ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 ‘Për prokurimin publik’, të ndryshuar dhe me V.K.M Nr.914, datë 29.12.2014 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik’, të ndryshuar, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë tregtare “’OM METODI’ S.P.A, me seli në Milano, Itali”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Sipas Prokurorisë, për këtë ishshefja e kabinetit e drejtorit të OSHEE-së, Albana Ferra, ka përfituar 131 mijë euro. “Njëkohësisht, nga veprimet hetimore të kryera janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasja Albana Ferraj, e cila gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi dhe zbatimit të kontratës për të cilën është kryer prokurimi ka kryer funksionin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe drejtorit të Kabinetit në shoqërinë tregtare OSHEE sh.a, ka marrë përfitime të parregullta, në shumën prej 131.880 euro, me qëllim për të favorizuar shoqërinë tregtare ‘COM METODI’ S.P.A në procedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016.

Me qëllim marrjen dhe përfitimin e kësaj shume monetare, që përbën njëkohësisht produkt të veprës penale të korrupsionit pasiv, shtetasja Albana Ferraj ka krijuar një marrëdhënie fiktive midis saj dhe shoqërisë ‘COM METODI’S.P.A., duke përdorur edhe një shoqëri tjetër me seli në Shqipëri, duke fshehur dhe mbuluar natyrën e kundërligjshme të origjinës së shumës monetare të mësipërme, duke e ditur që shuma monetare përbën produkt të veprës penale”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sigal Prishtina dhe Trepça sprovojnë forcat

Story i radhës

Njëzet persona kanë përfituar gjysmë milioni euro për tre vjet nga Qendra e re Klinike që pritet të ndërtohet në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë