Sigal Prishtina dhe Trepça sprovojnë forcat

Dy rivalët e përvetuar në basketbollin tonë, Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballet sot në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit dhe mitrovicasit, pritet të dhurojnë një sfidë drithëruese për shkak të rivalitetit të madh që ekziston mes këtyre dy skuadrave më nam në vendin tonë, por edhe dëshirës për të rrëmbyer trofeun e Superkupës.

Kryeqytetasit në gjysmëfinale mposhtën Yllin (82:75), derisa ‘Minatorët’ mundën Bashkimin (79:63).

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës luhet në Pallatin e Rinis dhe Sporteve duke filluar në orën 17:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja se si jeni ju në rolin e vëllait dhe motrës bazuar në shenjën e horoskopit

Story i radhës

Mori 131 mijë euro rryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender, GJKKO lë në burg ish-drejtuesen e OSHEE-së

Të fundit nga