​Morawiecki paraqet planin prej 10 pikash për Ukrainën

March 26, 2022
1 minut lexim

Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia kanë përgatitur një listë masash që BE duhet të ndërmarrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përfshirë dhënien e azilit për dezertorët rusë, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

BE, SHBA dhe demokraci të tjera perëndimore kanë vendosur tashmë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, por Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia do të donin të shkonin edhe më tej.

”Nëse duam të rivendosim paqen, Putini duhet të dijë se ku është vija e kuqe”, tha Morawiecki.

“Fakti që Rusia ka një arsenal bërthamor nuk mund të jetë një justifikim për pasivitetin tonë”, shtoi ai.

Sipas kryeministrit, plani i përgatitur nga Varshava, Praga dhe Lubjana është i zbatueshëm dhe i domosdoshëm.

10 pikat e sugjeruara nga Morawiecki përfshijnë:

-ndërprerjen e të gjitha bankave ruse nga sistemi i pagesave Swift

-një politikë të përbashkët azili për ushtarët rusë të braktisur

-ndalimin e propagandës ruse në Evropë

-bllokimin e anijeve ruse nga portet e BE-së

-ngrirjen e transportit rrugor brenda dhe jashtë Rusisë

-vendosjen e sanksioneve jo vetëm ndaj oligarkëve, por ndaj gjithë mjedisit të tyre të biznesit

-pezullimin e vizave për të gjithë qytetarët rusë që duan të hyjnë në BE

-sanksione ndaj të gjithë anëtarëve të partisë ”Rusia e bashkuar”, një parti që mbështet Putinin

-një ndalim total të eksportit në Rusi të teknologjive që mund të përdoren për luftë

-përjashtimin e Rusisë nga të gjitha organizatat ndërkombëtare

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elvana Gjata “bie” nga froni i më të paguarës! Pas përfundimit të “ëndrrës amerikane”, këngëtarja rikthehet përgjithmonë në Shqipëri

Story i radhës

49 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe asnjë humbje jete sot

Të fundit nga

ShkoLartë