Morata preferon qëndrimin te Juventusi

Alvaro Morata ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë edhe më gjatë te Juventusi.

Sulmuesi spanjoll e pranoi publikisht dëshirën e tij, por tha se gjithçka nuk varet nga ai.

“Dua të qëndroj, por e ardhmja nuk varet vetëm nga unë. Vitin e ardhshëm, edhe nëse nuk do të jetë e mundur të vazhdoj këtu, do të jem sërish tifozi i parë i Juventusit”, tha Morata për “AS”.

29-vjeçari nën urdhërat e Massimiliano Allegrit këtë sezon është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.

Morata është ende nën pronësi të Atletico Madridit, teksa po kalon sezonin e dytë si i huazuar te “Zonja e Vjetër”.

Nëse Juventusi e dëshiron transferimin e lojtarit, atëherë do të duhet t’i paguajë spanjollëve 35 milionë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Akademia Oscars nis shqyrtimin e incidentit të Will Smith

Story i radhës

Paloka tregon bisedën me Bashën në 9 shtator kur u përjashtua Berisha

Të fundit nga