Duket se Monza ka nisur t’ia marrë dorën Seria A, duke marrë të dytën fitore radhazi.
Pas Juventusit, skuadra që u ngjit këtë sezon për herë të parë në elitën e futbollit italian, triumfoi këtë të dielë ndaj Sampdorias.
Monza fitoi me 3 gola në transfertë, ndërsa mbajti portën e saj të paprekur, në një takim që ishte shumë i luftuar.
Goli i parë u realizua nga Pessina në minutën e 11’, i cili i dha avantazhin miqve dhe që mbylli që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 0-1.
Ndërsa në pjesën e dytë do të realizoheshin edhe dy gola të tjerë, Caprari në minutën e 67’ dhe Sensi në minutën e 90+4’, duke vulosur kështu fitoren e ekipit të tij.
Pas raundit të tetë të Seria A, Sampdoria renditet në vend të fundit me 2 pikë, teksa Monza ngjitet në vend të 16-të me 7 pikë.