Monitori Apple sjell 27-inç dhe 5K për 1,599 dollarë

Siç pritej Apple shtoi në linjën e saj të produkteve një ekran të ri. Ditën e Marte kompania prezantoi Apple Studio Display. Monitori vjen me një panel retina 5K me 14.7 milionë pikselë, shkëlqim 600 nits dhe gamë ngjyrash P3.

Gjithashtu ka përfshirë teknologjinë Apple True Tone që do të thotë se ekrani përshtat temperaturën e ngjyrës në varësi të ndriçimit të ambientit.

Në krye të ekranit qëndron një kamër 12-megapiksel me kënd super të gjerë me funksionalitetin Apple Center Stage. Mjeti automatikisht ju mban në qendër të kornizës së ekranit gjatë telefonatave FaceTime dhe Zoom.

Studio Display gjithashtu ka një sistem prej 6 altoparlantësh me audon hapësinore Dolby Atmos. Në aspektin e konektivitetit monitori vjen me katër porta USB-C, një prej të cilave ofron Thunderbolt 3.

Monitori më i fundit i Apple përpara Studio Display ka qenë Pro Display XDR i 2019-ës dhe kushtonte 5,000 dollarë.

Ndërsa Apple Studio Display do të shitet për 1,599 dollarë nga data 18 Mars. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gazetari rus tregon se si e mashtroi Putini: Ky njeri do ta çojë Rusinë në ferr. Ai jo vetëm që është i keq, por edhe i paarsyeshëm

Story i radhës

VOA: Kosova synon përshpejtimin e anëtarësimit në NATO

Të fundit nga