Mbrëmjen e djeshme aktorja Monika Lubonja ishte e ftuar në ‘Përputhen Prime’, ku u përball për herë të parë me moderatoren Bora Zemani.
Monika Lubonja ishte e ftuar si opinioniste dhe përballja e tyre pati interes për shkak të historisë së dashurisë mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt dhe mbështetjen e madhe që aktorja iu ka dhënë atyre.
Teksa përballja e tyre nuk pati të papritura, ajo që ka surprizuar njerëzit ka qenë sërish Beatrix. Monika ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram dy foto nga karrigia e opinionistes teksa shkroi “Për’puthen”. Dhe Beatrix nuk ka ngurruar t’i komentojë duke i shkruar: “O yll”.
Komenti i Beatrixit
Komenti i saj ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, një pjesë e të cilëve e pyesin nëse e ka parë emisionin, meqenëse është mikeshë e mirë e Monikës.
Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Monikës dhe Borës?
Moderatorja e pyeti Monikën në lidhje me vështirësitë që konkurrentët kanë të zhvillojnë dashurinë e tyre në një reality-shoë, duke theksuar faktin se ata “nuk dorëzohen dhe janë aty për njëri-tjetrin.”
“Të mendosh Monika sa vështirësi kalohen në këtë program, edhe prapë nuk dorëzohen, janë aty për njëri-tjetrin deri në fund. A është kjo një provë e madhe?”– tha moderatorja.
Nga ana tjetër aktorja tha se i kanë pëlqyer emocionet mes çifteve të Për’Puthen, por gjithashtu mbylli fjalën e saj duke thënë se “emocionet e bukura dhe të sinqerta” ajo i do.