Monica Bellucci, gjithmonë elegante dhe asnjëherë vulgare

Disa veshje nuk dalin kurrë nga moda dhe një pallto e zezë është padyshim një prej tyre.

Ylli i madh i filmit, Monica Bellucci, ka mbërritur në Selanik për të marrë pjesë në festivalin e atjeshëm të filmit.

Në këtë ngjarje të filmit, ajo u nderua me çmimin ‘Aleksandri i Artë’ për kontributin e përgjithshëm në kinematografi.

Image

Monica Bellucci

59-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me stilin e saj, zgjodhi një pamje të thjeshtë dhe elegante, e veshur me pantallona të gjera të zeza, të cilat i kombinoi me një pallto të zezë vjeshte dhe një këmishë të zezë transparente.

Monica njihet për stilin e përsosur dhe shumë e konsiderojnë ndër femrat më të bukura në botë. Pavarësisht se është shumë e pashme dhe tërheqëse, italiania zakonisht zgjedh një pamje mjaft modeste, pa treguar shumë dhe duke vënë në plan të parë atraktivitetin e saj.

Image

Monica Bellucci

Palltot klasike janë padyshim veshje vjeshte që nuk kanë datë skadence. Ofrojnë pamje elegante, janë shtesa perfekte për çdo veshje dhe mund të vishen me këpucë sportive apo me taka të larta.

Story i mëparshëm

Rritet interesimi për pasaporta

Story i radhës

Lëvizja Demokratike: Gratë 40% jo vetëm në legjislativ, por edhe në ekzekutiv

Të fundit nga