Momenti kur rusët gjejnë të gjallë pilotin pas rrëzimit të avionit bombardues

October 19, 2022
1 minut lexim

Në media është publikuar videoja që tregon momentin kur bombarduesi rus Su-34 u rrëzua mbrëmjen e së hënës në një bllok banimi në qytetin Yeysk, në jug të Rusisë.

Avioni-bombardues u ngrit nga qyteti Yeisk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën mbrëma dhe u rrëzua pak çaste më vonë, duke derdhur karburant në ndërtesën e lartë dhe duke shkaktuar një zjarr të madh.

Gjithsej 15 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes.

Të dy pilotët arritën të dilnin të sigurt nga Su-34 përpara se të rrëzohej në tokë. Videoja e publikuar nga Daily Mail tregon momentin kur qytetarët i afrohen njërit prej dy pilotëve në tokë. “A ju qëlluan?” njëri prej tyre pyet, vetëm për të marrë një përgjigje negative nga piloti.

Ushtria ruse tha se motori i avionit mori flakë gjatë ngritjes për një fluturim stërvitor. Të tjerë, megjithatë, pretendojnë se Su-34 kishte për qëllim të sulmonte Ukrainën, gjë që do të shpjegonte municionet që mbante e që shpërthyen gjatë rrëzimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Oligarkët në shtetin e Kosovës po e amnistojnë veten

Story i radhës

Aktorja e ‘Klanifornia’-s zbulon thashethemin më të çuditshëm për të

Të fundit nga

ShkoLartë