Të dielën pasdite, dy kulla të larta pranë kryeqytetit të Indisë Delhi u shkatërruan në një shpërthim të planifikuar me kujdes. Ishte operacioni më i madh i tillë në Indi deri më tani, dhe krijoi aq shumë interes sa u transmetua drejtpërdrejt në kanalet televizive.
Mijëra njerëz që jetojnë në lagje u desh të evakuoheshin disa orë përpara shpërthimit, i cili u fuqizua nga rreth 3,700 kg eksploziv.
Dhe puna nuk ka përfunduar ende – hapi tjetër është pastrimi i mijëra tonë mbeturinave të krijuara nga prishja.
Anshul Verma i BBC-së kapi momentin kur dy kullat u kthyen në pluhur – dhe foli gjithashtu me ekipin që qëndron pas operacionit – VIDEO mund të shikoni në këtë link