Një aeroplan i ushtrisë ruse ka shpërthyer, pasi është përplasur në shkëmb qëlluar derisa po tentonte të largohej me shpejtësi nga Kriema e aneksuar.
Municioni që ishte brenda aeroplanit, shpërtheu kur u përplas fluturakja derisa po tentonte të largohej me shpejtësi nga aeroporti Belbek në Sevastopol.
Mbetet e paqartë sa persona mund të kenë humbur jetën apo për dëme materiale, në anën tjetër raportohet se piloti ka arritur të katapultohet dhe të shpëtojë.
Pamjet amatore shfaqin momentin kur aeroplani bie në shkëmb pranë detit, dhe shpërthen dhe në qiell ngritet një re e tymit të zi.
Deri më tani nuk dihen shfaqet e këtij incidenti, derisa Kievi ka heshtur, Moska ka njoftuar se ishte thjesht rrëshqitje e fluturakes që kishte dalë nga pista.
Kujtojmë që kundërofensiva e ushtrisë ukrainase po rezulton tejet e suksesshme ndaj forcave ruse, duke i detyruar të tërhiqen nga shumë rajone.
Videon mund ta ndiqni KETU