momenti ku nje familje shpetohet nga rrenojat pas 40 oresh ne siri 63e2ea5d16635

Momenti ku një familje shpëtohet nga rrënojat pas 40 orësh në Siri

February 8, 2023
1 minut lexim

Mes britmash gëzimi dhe duartrokitjesh, ekipet e shpëtimit në veri të Sirisë arritën të shpëtojnë anëtarët e një familjeje të bllokuar në rrënojat e një pallati pas tërmetit të madh në Siri dhe Turqi.

Për 40 orë ata qëndruan në rrënoja, por në fund ia dolën, duke shkaktuar emocione të shumta për të gjithë.

Në video shfaqen përpjekjet e “Helmetave të Bardha ”, të cilat nxjerrin në sipërfaqe tre fëmijë dhe një të rritur.

Kujtojmë që deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën në Siri ka kaluar mbi 1 mijë ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Ekipet vijojnë kërkimet për të shpëtuar të tjerë nën rrënoja.

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

skandal publikohet lista e personave qe kane shkarkuar aplikacionin aktiv1sti mes tyre prokurore gjyqtare e police 63e2e78f51efe
Story i mëparshëm

Skandal/ Publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1sti”, mes tyre prokurorë, gjyqtarë e policë

jane te rreme alarmet per bomba ne shkollat e shkupit 63e2fc53a3cf0
Story i radhës

Janë të rreme alarmet për bomba në shkollat e Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë