Threads tani është rritur në 300 milionë përdorues dhe më shumë se 100 milionë përdorin platformën çdo ditë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur CEO i Meta, Mark Zuckerberg, përmes një postimi në platformë.
Më parë, Zuckerberg spekuloi se Threads kishte një shans mjaft të mirë për t’u bërë aplikacioni i ardhshëm i kompanisë me miliarda përdorues, shkruajnë mediat e huaja.
Tani për tani, platforma është ende larg këtij qëllimi, por duket se rritja e saj është përshpejtuar kohët e fundit.
Vjeshtën e kaluar, Threads arriti shifrën e 100 milionë përdoruesve dhe në fillim të nëntorit të këtij viti arriti në 275 milionë.
Ndërsa në vitin 2024, Threads ishte aplikacioni i dytë më i shkarkuar për vitin 2024, i renditur pas aplikacionit Temu.
Burimi: botasot.info