Molotov poshtë makinës, policia sqaron ngjarjen: Nuk ishte në pronësi të Taulant Tushës! Ja kujt i përkiste mjeti

March 25, 2022
1 minut lexim

Policia e Tiranës ka dhënë një sqarim lidhur një ngjarje pasditen e sotme ku një person ende i paidentifikuar ka hedhur një shishe me lëndë djegëse poshtë një makine të parkuar pranë Bashkisë së Tiranës.

Uniformat blu sqarojnë se pas verifikimeve të kryera, automjeti nuk rezultoi i Taulant Tushës, drejtorit të Punëve Publike në Baskinë e Tiranës, por e Ndërmarrjes së Ujësjellësit (UKT).

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur pak më parë ku një shtetas ende i paidentifikuar, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një automjeti, ju informojmë se: Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që automjeti nuk është në pronësi të shtetasit T. T., por në pronësi të UKT-së Bashkisë Tiranë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Bashkisë së Tiranës. Sipas policisë, një person i paidentifikuar, i cili lëvizte me një biçikletë, i është afruar makinës dhe ka hedhur një shishe me lëndë djegëse poshtë saj.

Fatmirësisht, zjarri është fikur menjëherë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësohet shuma që Barça po ofron për Lewandowskin

Story i radhës

Usyk e konfirmon rimeçin me Joshuan

Të fundit nga

ShkoLartë