Ashtu siç pritej, Luka Modriq nuk do të luajë për Real Madridin në ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll pas Botërorit.
Real Madridi ndeshjen e parë të turneut në Katar do ta luajë larg Valladolidit, ndërsa përveç Modriqit do të mungojë edhe dyshja franceze Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, të cilët luajtën në finalen e kampionatit.
Ndryshe, Modriq, i cili aktualisht është në pushime me familjen e tij, fundjavën e kaluar në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi të një idili familjar nga Maldivet. Pritet që Modriq t’i bashkohet skuadrës në javën e parë të vitit të ri.
Real Madrid aktualisht është dy pikë prapa liderit Barcelona në renditjen e La Ligas pas 14 ndeshjeve të luajtura.