Mesfushori kroat, Luka Modric ka folur për momentet e rëndësishme në karrierën e tij, veçanërisht ardhjen e tij në Real Madrid.
Modric ka dhënë një intervistë të gjatë për rrugëtimin e tij te Real Madridit, ku fillimisht është ndalur te transferimi nga Tottenham Hotspur.
“27 gusht… nënshkrimi im për Real Madridin, një nga ditët më të lumtura të karrierës sime”, ka thënë fillimisht Modric, duke shtuar se bashkimi me klubin e ndihmoi të rritej edhe si lojtar edhe si person.
Mesfushori kroat ka folur edhe për pseudonimin e tij “Maestro”.
“Shokët e mi të skuadrës dhe shumë të tjerë më quajnë kështu dhe kjo më bën krenar sepse do të thotë se jam i veçantë”, tha ai.
Kur u pyet për arritjen e tij më krenare, Modric zgjodhi suksesin ekipor në vend të njohjes individuale.
“Si lojtar, më interesojnë më shumë trofetë e ekipit. Nëse më duhet të zgjedh një për të cilin jam më krenar, është Liga e Kampionëve në vitin 2014”.
Ai theksoi se sa e veçantë ishte ajo fitore për ekipin, klubin dhe tifozët, duke shtuar: “Dhe është numri 10, i preferuari im”.
Ndryshe, Modric ka fituar katër trofe të La Ligas, dy Copa Del Rey, pesë Superkupa të Spanjës, gjashtë Liga të Kampionëve, pesë Superkupa të Evropës dhe pesë Kupa të Botës për Klube.
Burimi: botasot.info