Modric preferon Maradonën para Messit

Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric ka folur për Diego Maradona dhe Leo Messi.

Se cili është më i miri i të gjitha kohërave në mes Maradonës dhe Messit ka shumë mendime. Disa mendojnë që Diego të tjerë ndajnë mendim që Leo.

Së fundmi në lidhje me këtë dyshe ka komentuar edhe ylli i Real Madridit, Luka Modric.

Kroati preferon Maradonën para Messit, dukë thënë që Diego është Diego.

“Maradona është më i madhi për mua. Maradona dhe Messi janë dy lojtarët më të mëdhenj, por Diego është Diego”, tha ai për ‘ESPN’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Kovaçevski: Kemi ndarë 250 milionë euro për masat kundër krizës

Story i radhës

Alicia Keys pranon se ajo dhe Jay-Z hezitojnë të bashkëpunojnë sërish

Të fundit nga