moderatorja shqiptare konfirmon lajmin e embel shtatzene per here te pare 6aa53dddc67ee

Moderatorja shqiptare konfirmon lajmin e ëmbël, shtatzënë për herë të parë

September 12, 2026
1 minut lexim

Ashtu siç u raportua ditë më parë nga VIP Magazine, moderatorja e njohur shqiptare Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet me një fustan të bardhë elegant ndërsa mban duart mbi barkun e rrumbullakosur.

Krah videos, ajo ka ndarë me ndjekësit mesazhin e ëmbël: “Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe kolegët e ekranit, të cilët i kanë shprehur gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

Kujtojmë se moderatorja është treguar gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës sentimentale.

Në vitin 2023, ajo konfirmoi se kishte marrë një propozim për martesë nga partneri dhe se i kishte thënë “po”, por pa e zbuluar identitetin e tij apo detajet e marrëdhënies.

Një vit më vonë, ajo deklaroi se dasma nuk ishte ende në planet e afërta të çiftit, ndërsa sot ata po bëhen gati të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mitsotakis macron ne paris ne fokus interkonjeksioni elektrik greqi qipro 6aa53d10aa1a1
Lajmi i mëparshëm

Mitsotakis-Macron në Paris, në fokus interkonjeksioni elektrik Greqi-Qipro

skandal me patentat ne maqedoni 27 te dyshuar punonjesja e mpb se falsifikonte kategorite 6aa541cf37e8a
Lajmi i radhës

Skandal me patentat në Maqedoni: 27 të dyshuar, punonjësja e MPB-së falsifikonte kategoritë

Të fundit nga

ShkoLartë