Moderatorja publikon çmimet nga pushimet dhe na habiti të gjithëve

1 minut lexim

Pritej që pas viteve të vështira të pandemisë turzimi këtë vit “të lulëzonte”. Por në fakt duket se ka ndodhur e kundërta. Më shumë se çdo herë, ka patur denoncime dhe problematika për plazhet në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe këtë e kanë vërtetuar edhe shezllonet bosh në mes të sezonit.

Gazetarja Eriona Rusi ndodhet me pushime në Greqi teksa bën një postim lidhur me çmimet dhe shërbimin në vendin fqinj.

Ajo shkruan se gjithcka është mirë dhe shpreh habinë përse nuk ndodh e njëjta gjë në vendin tonë.

Image

Postimi i saj

“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro. (Rreth 20 mijë lekë) 3 ujë falas. Shezllonet falas. Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor. E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme. E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek. Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan Rusi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Çmendet’ moti/ U godit nga stuhia e fuqishme, gjithë qyteti ‘zhduket’ në pluhur

Story i radhës

Godet sërish SPAK/ Shpallet në kërkim babai i Çapajt, Lala zbardh detajet

Të fundit nga