Sezoni i ri televiziv është në prag, duke qenë se edhe një muaj ka mbetur nga pushimet.
Të shumtë janë programet që priten të rifillojnë në shtator e një ndër to edhe “Dancing With the Stars.”
Rreth këtij të fundit dimë vetëm që Bora Zemani do të jetë sërish në rolin e moderatores dhe Valbona Selimllari në atë të jurisë të cilën e pohoi vetë ajo në një intervistë disa ditë më parë.
Teksa ka nisur të përfliten personazhet e njohur që do të jenë pjesë e kastit, “Kryefjala” bën me dije se një nga këto emra është edhe ai i moderatorit Eni Shehu.
Ky i fundit momentalisht është i angazhuar me emisionin veror “Pushime on Top” në Top Channel.