Një modele bikini-sh që kishte shkuar në Ukrainë “për të ndihmuar në përpjekjen e luftës” është detyruar të largohet për të shpëtuar jetën pasi ata që e kërcënonin me jetë zbuluan dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Modelja e tmerruar Liziane Gutierrez, e cila ka paditur më parë reperin Chris Brown në 2016 pas një përplasjeje fizike në Las Vegas, mori një letër drithëruese kur u kthye një mbrëmje të dhomën e saj në Kiev.
Autorët e letrës detajonin se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë Gutierrez gjatë mbrëmjes, madje edhe çfarë kishte veshur, dhe pretendonin se “do ta digjnin të gjallë” nëse nuk largohej menjëherë nga vendi.
Por Gutierrez, e cila thotë se nuk u trazua prej kërcënimeve ruse disa javë më parë, tha se ishte tmerruar nga një tjetër letër që kishte marrë së fundmi.
“Problemi me këtë letër është se ata e dinin ku kisha qenë, me kë isha dhe çfarë kisha veshur. Më zuri paniku sepse ata kishin detaje në letër, Nuk e di kush e kishte shkruar por ata kishin fakte”, thotë modelja.
Mesazhi misterioz thoshte se ajo dukej “shumë e bukur për darkë”, teksa vihej dhe emri i shoqëruesit të saj, një ish-kampion boksi, si dhe restoranti ku ata po darkonin.
Autori i letrës e pyeste më tej nëse do të të digjej e gjallë në fustanin që mbante veshur për darkë, e urdhëronte të “zhduket sa më shpejt nga vendi” dhe paralajmëronte se e dinte ku jetonte familja e saj”.
Liziane, ka ardhur në Ukrainë prej prillit për të ndihmuar si vullnetare.
Ajo thotë se është njohur me boksierin, i cili është me influencë në Ukrainë, me anë të një miku të përbashkët dhe se takimet e tyre ishin organizuar gjithmonë pa u publikuar.
“Ne gjithmonënuleshim në pjesën e pasme të restorantit ku nuk kishte njerëz, pse ai është me influencë dhe ka disa bodyguard-ë me vete”.
“Më pas në hipnim në një makinë dhe më pas në një tjetër”, shton ajo.
Por natën e takimit të fundit në Premier Palace Hotel, Gutierrez thotë se vërejti dy burra jashtë që tregonin me gisht nga dritarja e saj.
Mëngjesin tjetër ajo mori letrën e zymtë në recepsionin e hotelit.
Liziane tha se njoftoi menjëherë ndërmjetësin e takimeve me boksierin e saj ukrainas që dërgoi dikë ta merrte.
Pasi u fsheh për disa ditë në Rivne në perëndim të vendit ajo vendosi të largohej.
Gutierrez thotë se nuk e ka idenë se kush e ka kërcënuar por shton se shpreson të rikthehet në Ukrainë.