Kryetari Idrizi numëron ndryshimet që arriti në komunën e Vushtrrisë – ja në cilat fusha u fokusua

Qyeti i Vushtrisë tashmë e disa muaj është nën qeverisjen e kryetarit së PDK-së, Ferit Idrizi.

Idrizi gjatë fushatës zgjedhore ka theksuar në vazhdimsi që do të sjellë ndryshime në qytetin e tij që tashmë po qeverisë.

Ai për “Bota sot”, ka përmendur disa nga ndryshime që ka bërë për komunën.

Kryetari filloi me pastërtin e qytetit duke theksuar mbjelljen e drunjëve dhe largimin e mbeturinave.

Përveç kësaj ai thotë që kanë arritur të krijojnë subvencione për të rinjtë dhe të bujqitë.

Gjithashtu theksoi kontratën me shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, për ndërtimin e 20 shtëpive për të pastrehët.

“Po përmendi disa ndryshime për këta pak muaj: 1. I kemi dhënë prioritet pastërtisë së qytetit, dhe rregullimit të ambientit, mbjelljes së drunjve dekorativ dhe luleve; 2. Kemi filluar me ndarjen e mbeturinave në burim; 3. Kemi eliminuar deponitë e mbeturinave ilegale; 4. Kemi rritur bursat për studentë të nivelit bachelor dhe master nga 55% në 70%; 5. Kemi subvencionuar me 50%, 400 të rinj për mësimin në 4 nivele të gjuhës gjermane dhe shkathtësi në shkenca kompjuterike; 6. Për herë të parë kemi mbajtur një konferencë ndërkombëtare shkencore në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”; 6. Kemi mbajtur gara të diturisë për herë të parë përmes platformës online, me nxënësit e klasave të V, IX dhe XII-ta; 7. Kemi rritur subvencionet në bujqësi, duke subvencionuar për herë të parë ujitjen e tokave që janë nën sistem të ujitjes me 50% (rreth 1000h); subvencionuam për herë të parë 4 cent për një litër qumësht; 3€ për një bletë (koshere); 4€ për një dele; 4€ për një dhi, si dhe kemi blerë 25 motokultivatorë; 8. Kemi lidhur kontratë për bashkëfinancim për ndërtimin e tregut të gjelbër me “Islamic Relief”; 9. Kemi lidhur kontratë me shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, për ndërtimin e 20 shtëpive për të pastrehët”, u shpreh Idrizi për “Bota sot”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Dybala-Inter, komplikohet tretativa

Story i radhës

Modelja që iu bashkua përpjekjes së luftës ia mbath nga Ukraina pasi zbulohet në hotel

Të fundit nga