Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse në Qendër dhe Lisicë.
Tabela tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.
Qendër
Lisicë
27.12.2022
198.43
193.43
28.12.2022
175.42
196.88
* përqendrimet shprehen në mg/m3
Nga ana e MMJPH është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmimit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, Sektori për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik, komunat dhe qyteti i Shkupit.
Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin e Shkupit, hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmimit.