Henrikh Mkhitaryan do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se reprezentuesi i Armenisë ka arritur marrëveshje me nënkampionin italian.
Sipas gazetarit italian, tani ka mbetur vetëm që Mkhitaryan të kryej testet mjekësore dhe pastaj të zyrtarizohet kjo lëvizje.
33-vjeçari ka vendosur të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Interin.
Ai donte të luante në Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse ai ka refuzuar mundësinë për të rinovuar me Romën.