Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton Maqedoninë e Veriut më 11 qershor

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë javën e ardhshme (10.06./11.06) Ballkanin. Këtë e bëri të ditur të premten, më 03.06.22 në Berlin, në konferencën rregullt për shtyp, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner.

Më 10 qershor kancelari gjerman do të jetë në Kosovë, ku, veç liderëve të Kosovës, do të takohet edhe me përfaqësues të trupave gjermane të KFOR-it. Qysh atë ditë Scholz do të vijojë udhëtimin në Serbi,.

Po atë ditë në Selanik ai do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve tëProcesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP.), një forum politik ky, i iniciuar në Sofje në vitin1996.

Të nesërmen, më 11 qershor, Scholz do të vijojë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

 

Story i mëparshëm

Mkhitaryan kalon te Interi

Story i radhës

BE-ja ka futur në listën e zezë komandantët rusë në Buça dhe Mariupol

Të fundit nga