Mjeku alternativ Ylli Merja tha në një intervistë për “Good morning Albanians” se personat me tepri jodi apo hipertension nuk duhet ta frekuentojnë plazhin.
Sipas tij prania e këtyre individëve në det mund t’iu sjellë probleme shëndetësore dhe rekomandohet mos të shkojnë, ose nëse e frekuentojnë të marrin masa paraprake për mos të përshkallëzuar gjendjen e tyre shëndetësore.
“Ata njerëz që vuajnë nga tiroidet dhe kanë tepricë jodi, atyre deti iu bën keq, iu shton aritminë në zemër, iu shton problematikat, iu jep një mbytje te pjesa e gushës e kështu me radhë. Ky në vetvete është me tepricë jodi, kur shkon në det merr prapë dhe i shtohet aritmia në zemër, ose mund të shkojë në det, por duhet të pijë 2-3 gota likopsi në ditë. Likopsi është një bimë mjekësore që ndikon në organizëm duke larguar jodin e tepërt, e shpërlan.
Njerëzit që e kanë tensionin e lartë nuk duhet të shkojnë në plazh gjithashtu. Nuk është mirë që këta njerëz të qëndrojnë në valën e nxehtë të plazhit sepse ti dashur padashur mund të futesh në ujë dhe këto ndryshimet e shpejta dhe të menjëhershme japin tkurrje të arterieve dhe venave. Ky mund të rrezikojë ndonjë bllok në zemër ose kështu me radhë,” – u shpreh Merja.