Mjeku shqiptar merr postin e lartë në gjigantin farmaceutik AstraZeneca

1 minut lexim

Mjeku nga Kosova, Arbër Shehu është bërë Drejtor i Asociuar Mjekësor/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji, Çështje Mjekësore në kompaninë e njohur biofarmaceutike, AstraZeneca.

Lajmin e ka bërë të ditur Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Duke filluar nga data 28 nëntor, do t’i bashkohem një prej kompanive më të mira biofarmaceutike në botë, AstraZeneca, si Drejtor i Asociuar Mjekësor/Drejtor Mjekësor i SHBA-së për Onkologji, Çështje Mjekësore”, ka thënë ai.

AstraZeneca është një kompani farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze me selinë e saj në Kampusin Biomjekësor të Kembrixhit, në Kembrixh, Angli.

Kompania u përfshi në zhvillimin e vaksinës kundër coronavirusit, Oxford-AstraZeneca.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Yllka Kuqi publikon këngën e re “Ani”

Story i radhës

Abuzimi me fondet dhe keqtrajtimi i fëmijëve në jetimore, deputetja e PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor

Të fundit nga