Mjeku kujdestar në QKUK: Të plagosurit në Podujevë jashtë rrezikut për jetë

October 25, 2022
1 minut lexim

Gjendja e dy të lënduarve si pasojë e sulmit me armë zjarri në Podujevë është jashtë rrezikut për jetë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për RTK-në, Behxhet Sopa, mjek kujdestar në Emergjencën e QKUK-së.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar dy pacientë nga Urgjenca e Qytetit të Podujevës pas lëndimeve të marra me armë zjarri.
Njëri nga pacientët ka marrë lëndime pak më të rënda dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në ortopedi, derisa pacienti tjetër me lëndime të lehta pas trajtimit është lëshuar në shtëpi
”, ka theksuar dr. Sopa, në një lidhje direkte në magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK.

Ai ka bërë të ditur se gjendja e pacientit të shtrirë në QKUK është stabile, porse ka qenë e nevojshme që ai t’i nënshtrohet një ndërhyrje në Klinikën e Ortopedisë.

Plagosja e këtyre dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku një person dyshohet se ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të tyre. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, derisa policia është duke i kryer edhe hetimet e tjera për t’i arrestuar edhe personat e tjerë të implikuar në këtë rast.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paralajmërim apo atentat? Pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkodër, një plumb kapi “ML” e parkuar

Story i radhës

Të shtënat në Shkodër, reagon policia: Autori sherr me dy vëllezër, i qëlloi me pistoletë

Të fundit nga

ShkoLartë