mjeket qe trajtuan pacientin me kancer akuzojne gruan e tij 681116e55b241

Mjekët që trajtuan pacientin me kancer akuzojnë gruan e tij (

April 29, 2025
1 minut lexim

Në një rrëfim tronditës për Kiksin, Vjollca Kabashi, nga Prizreni po i akuzon mjekët e spitalit të Prizrenit se nuk janë kujdesuar si duhet për bashkëshortin e saj të sëmurë, Fatmirin.

Nga vonimi i dozave të gjakut, mungesa e morfinës e deri te përshkrimi i barit të cilin ai nuk guxonte ta merrte, Vjollca hedh akuza ndaj mjekëve të klinikës së Kirurgjisë ku Fatmiri kërkoi trajtim mjekësor.

Ndonëse ai ishte në gjendje të rëndë, stafi mjekësor vendosi që ta lirojë për në shtëpi.

E shefi i tyre, Ismet Baskovski, tha për Kiksin se ai nuk ka qenë në dijeni për këtë rast. Në një përgjigje që ia dërgoi emisionit përmes e-mailit, Baskovski i cili është shef i repartit të Kirurgjisë, e pohon se ditën kur Fatimiri u lirua nga spitali, ai e ka pasur ditë pushimi.

E Eqrem Shala, i cili isht mjek kujdestar atë natë, insiston se Fatmiri është trajtuar në mënyrën e duhur.
Madje, sipas tij, stafi mjekësor ka pasur vërejtje serioze për sjelljet e Vjollcës ndaj tyre.

E kirurgu, Shpend Zajmi, pretendon se nuk ka vendosur ai që ta lirojë Fatimirin nga spitali, por se bashkëshortja e tij e ka lutur që ai të shkojë në shtëpi.

Madje, mjeku pohon se gjendja shëndetësore e tij nuk ka qenë e rëndë.

Zajmi e akuzon Vjollcën se e ka ofenduar rëndë, gjë qe cila thotë se vërtetohet nga kamerat e sigurisë.

Nga Spitali e mohuan edhe se ka pasur mungesë të morfinës. Sipas tyre, ky qetësues është në dispozicion dhe jepet në bazë të vlerësimit të mjekut.

Në përgjigjet që spitali ia dërgoi emisionit, thuhet se nuk ia kanë idenë se çfarë terapie kishte Fatimiri, të cilin Vjollca pretendon se u detyrua ta blejë vetë.

E sa i përket ankesave për mungesë çarçafësh e jastëkësh, nga Spitali pohojnë se pretendimet e Vjollcës janë të pabaza, pasi sipas tyre, Reparti i Kirurgjisë është njëri ndër repartet më të mira që ka ky institucion shëndetësor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kanada kryeministri carney fiton zgjedhjet ndersa udheheqesi konservator humbet vendin e tij ne parlament 6811163b81f05
Story i mëparshëm

Kanada/ Kryeministri Carney fiton zgjedhjet, ndërsa udhëheqësi konservator humbet vendin e tij në Parlament

teddi mellencamp emocionon ne gala bamiresie 681117dd9665b
Story i radhës

Teddi Mellencamp emocionon në Gala Bamirësie

Të fundit nga

ShkoLartë