Mitrovica kujton masakrën e tmerrshme

Qendra Rajonale e KMDLNj-së në Mitrovicë, të premten, me fillim nga ora 12:00, ka hapur ekspozitë me fotografi të viktimave në masakrën në veri të qytetit në vitin 2000.

Ekspozita u hap në qendër të qytetit, duke shënuar 22-vjetorin e ngjarjes së 3 dhe 4 shkurtit, nga e cila mbetën 10 persona të vdekur, 25 të tjerë u plagosën dhe 93 u keqtrajtuan fizikisht.

Sipas organizatorëve, masakra u zhvillua para syve të policisë së UNMIK-ut dhe ushtrisë së KFOR-it francez.

Derisa qytetarët e vlerësuan ekspozitën, bënë thirrje që masakra të mos harrohet dhe të bëhet më shumë në zbardhjen e fajtorëve.

Ndërsa komuna e Mitrovicës premtoi përkujdesje dhe ndërtimin e një pllake përkujtimore për të rënët në përvjetorin e vitit të ardhshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

„Клуб Ванчо Михајлов ВМРО“ се отвора во центарот на Битола

Story i radhës

“Takim çmalljeje në të gjitha kuptimet”- Meta flet për vizitën e Berishës në Presidencë

Të fundit nga