mitreski nuk ka zgjedhje te parakohshme as shumice te re parlamentare 63d1bc2e15ab0

Mitreski: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, as shumicë të re parlamentare

January 25, 2023
1 minut lexim

25 janar – Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski sonte deklaroi se shumica parlamentare është stabile, se zgjedhjet e parakohshme nuk do të ndodhin dhe se shumica mund vetëm të rritet.

“Atë çështje tërë kohën e hapë Mickoski tashmë tre vite, nga mbledhja konstituive e këtej, pohon se kjo përbërje parlamentare nuk do të zgjasë shumë, se do të pasojnë zgjedhje të shpejta, më pas paralajmëronte shumicë të re, më pas shpërndarje të Kuvendit. Atë retorikë e shfrytëzojnë kryesisht për qëllime të brendshme partiake, dhe kjo, në periudhë prej tre viteve vazhdimisht demantohet. Ja, edhe unë e demantoj sot, zgjedhje të parakohshme nuk do të ndodhin, nuk do të ketë shumicë të re, nuk do të ketë ulje të shumicës aktuale, shumica mund eventualisht të rritet”, tha Mitreski në emisionin 10 minuta në TV 21.

Ai shtoi se dera është e hapur për të gjitha partitë politike të cilat janë për rrugë evropiane.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së theksoi se para nesh është periudha në të cilën deputetët, e posaçërisht ata nga VMRO-DPMNE duhet të mendojnë se në cilin drejtim do t’i sjellin vendimet, përkatësisht  në cilin drejtim do ta çojnë shtetin me vendimet e veta. 

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

vazhdojne perplasjet verbale diplomatike mes shkupit dhe sofjes 63d1bbba0b956
Story i mëparshëm

Vazhdojnë përplasjet verbale diplomatike mes Shkupit dhe Sofjes

si kishte lindur konflikti mes dafina zeqirit dhe xhuli nures ku molle sherri ishte bere ish i dashuri i perbashket 63d1bd5c2ead2
Story i radhës

Si kishte lindur konflikti mes Dafina Zeqirit dhe Xhuli Nurës, ku ‘mollë sherri’ ishte bërë ish-i dashuri i përbashkët?

Të fundit nga

Grenlanda arrin marrëveshje për minerale me Evropën

Grenlanda ka miratuar shfrytëzimin e një shkëmbi kyç për prodhimin e aluminit për një konsorcium danezo-francez. Leja për nxjerrjen e anortozitëve është dhënë nga kompania Greenland Anorthosite Mining (GAM). Kjo vjen pasi
ShkoLartë