Vazhdojnë përplasjet verbale diplomatike mes Shkupit dhe Sofjes

Qeveria ende nuk ka marrë vendim për propozimin e presidentit Stevo Pendarovski për të ndaluar hyrjen në vend të eurodeputetëve bullgarë dhe shtetasve të tjerë bullgarë. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, kompetencë e të cilit është mendimi sipas Ligjit për të huajt, nuk zbuloi se për cilët dhe për sa persona bëhet fjalë.

“Për çdo vendim duhet të ketë kohë dhe një moment kur do të merret”, tha Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Nëse Xhambaski shfaqet në kufi më 4 shkurt, do ta ktheni prapë?

“Do të vendosim më katër shkurt”, përgjigjet Spasovski.

Ndërkaq, eurodeputeti Angel Xhamaski ka bërë të ditur se do të vijë në Shkup më 4 shkurt, kur do të festohet lindja e Goce Dellçevit. Ndryshe, shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, thotë se është gjithmonë e vështirë të zgjidhen çështje të ndjeshme në marrëdhëniet me Bullgarinë, kur atje është periudhë parazgjedhore, por ne, siç shtoi ai, duhet të përgjigjemi gjakftohtë duke ruajtur interesin tonë kombëtar. Sipas Osmanit dhe Spasovskit, palët e treta po përpiqen të përfitojnë nga marrëdhëniet e tilla në marrëdhëniet Shkup-Sofje.

“Edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka gjithmonë faktorë që duan që Republika e Maqedonisë së Veriut të devijohet nga rruga drejt Bashkimit Evropian, të ketë krizë të përhershme latente, sepse atëherë faktorët e tretë nga jashtë kanë ndikimin e tyre më të mirë”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

“Të gjitha këto aktivitete që ndërmerren për të penguar rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian janë të njëjta si në kohën kur ne ishim në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe kanë të bëjnë me interesa gjeostrategjike. Se ka ndikim nga vende të tjera që konsiderojnë se interesat e tyre gjeostrategjike janë të ndërthurura këtu – ka”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Nga ana tjetër, eurodeputeti dhe raportuesi bullgar për vendin, Ilhan Kyuchyuk, duke iu përgjigjur mediave bullgare nëse është e mundur një veto e re nga Sofja në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë, tha se ajo do të ishte një gabim i madh dhe do i përkeqësojë marrëdhëniet dypalëshe. 

Story i mëparshëm

Në mënyrë misterioze, Luizi zbulon “sekretin” e produksionit të BBVA se si edhe Xhonatani është në nominimin javor

Story i radhës

Mitreski: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, as shumicë të re parlamentare

Të fundit nga