misteri i se ardhmes se pilotit britanik 61fbe621950e8

Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik

February 3, 2022
1 minut lexim

Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik Lewis Hamilton duket se është zgjidhur. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të jetë rregullisht në pistë këtë sezon me Mercedes. Ai do të jetë i pranishëm më 18 shkurt, në prezantimin e makinës Mercedes.

Lajmin e konfirmojnë mediat gjermane (RTL), që u referohen burime nga makina gjermane.

Hamilton ka ende edhe dy vite kontratë me Mercedes. Pavarësisht polemikave që pati me komisarët e garës së Abu Dhabi për humbjen e titullit kampion, ai do të vijojë të garojë. Hamilton ka mbyllur prej gati dy muajsh çdo komunikim në rrjetet sociale, pasi mbeti i zhgënjyer.

Pak ditë më parë, Mercedes publikoi një video të xhiruar që në dhjetor 2021, ku Hamilton e Russell (piloti i ri i Mercedes) uronin Vitin e Ri kinez.

Kjo lë të mendosh se ai do të garojë, pasi Mercedes nuk mund të publikojë një video me një pilot që nuk do të garojë më për të.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sherr mes fqinjeve goditet me mjete te mprehta 24 vjecari perfundon ne spital 61fbe5e2a5fbb
Story i mëparshëm

Sherr mes fqinjëve, goditet me mjete të mprehta 24-vjeçari, përfundon në spital

8 sinjale qe jep trupi kur nje lidhje eshte akoma ne fazen e muajit te mjaltit 61fbe65a55004
Story i radhës

8 sinjale që jep trupi kur një lidhje është akoma në fazën e muajit të mjaltit

Të fundit nga

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë