8 sinjale që jep trupi kur një lidhje është akoma në fazën e muajit të mjaltit

Trupi vërtet s’mund të mendojë, por kur është në fazën e “muajit të mjaltit” mund t’i japë sinjalet në mënyrë perfekte. Mjafton vetëm ai/ajo të vijë aty ku ndodhesh ti dhe trupi do t’ju përgjigjet menjëherë. Si?

1. E ndjeni në çdo qelizë që keni dëshirë për të.

Sipas ekspertëve, trupat e dy njerëzve në fazën e muajit të mjaltit praktikisht duan të rrinë gjatë gjithë kohës ngjitur me njëri-tjetrin. Thënë këtë, jo vetëm përmes aktivitetit seksual, por edhe përkëdheljeve apo përqafimeve të shpeshta.

2. Jeni më shumë energjikë

Në fillimet e lidhjes mund ta keni gjetur veten duke qëndruar zgjuar gjithë natën me partnerin dhe të mos ndjenit lodhje. Kjo për shkak të energjisë së shtuar që jep kjo fazë, e cila çliron hormonin e adrenalinës.

3. Gjëja e parë që bën kur hyn në shtëpi është të puthësh partnerin

Shenjë e mirë që tregon se jeni ende në fazën më të lumtur të lidhjes. Ky gjest tregon se prioriteti juaj për momentin është marrëdhënia dhe gjithë të tjerat janë dytësore.

4. S’mund t’i kontrrolloni buzëqeshjet

Vetëm kur kujtoni emrin e tij, çeleni në fytyrë. E për me tepër kur sytë tuaj bashkohen. Fakti që prania e tij të bën të buzëqeshësh tregon se jeni në ditët më të mira.

5. Ti nis kontaktin fizik jo për ta përfunduar në seks, por sepse do të ndihesh e lidhur me të.

Duke u puthur, duke shtrënguar duart apo duke ndjerë aromën e njëri-tjetrit ju jepni mesazhe dhe i kujtoni partnerit sa intim jemi edhe atëherë kur s’jeni në humor për seks.

6. E gjithë vëmendja juaj është tek ata

Mund të jenë duke folur 5 veta brenda një dhome, por ti do të dëgjosh vetëm atë. Krejt papritur kur ai flet harron gjithçka tjetër që thuhet rreth e rrotull. Muaji i mjaltit.

7. Shumë, po shumë netë të gjata dashurie

Eshtë normale për lidhjet që janë ende në fillim dhe ju thjesht s’doni të ngriheni nga shtrati.

8. Ti qëndron e qetë pasi partneri ka kaluar një ditë të keqe

Zakonisht, çiftet në fazën e muajit të mjaltit përpiqen ta qetësojnë situatën kur njëri nga partnerët s’është në ditën më të mirë. Edhe nëse kanë ndonjë pakënaqësi zgjedhin të mos e thonë për të mos i stresuar më shumë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Misteri  i së ardhmes së pilotit britanik

Story i radhës

Bota ndjek me vëmendje qëndrimet e presidentit Putin në lidhje me Ukrainën

Të fundit nga