Misioni në Hënë, pas 45 vitesh NASA ndërton kostumet të reja hapësinore

NASA ka nevojë për kostume të reja të cilat do të shoqërojnë astronautët për misionin Hënor Artemis I dhe janë dy kompani që do ti prodhojnë: Axiom Space dhe Collins Aerospace.

Dy kompanitë do të zhvillojnë kostumet e gjeneratës së ardhshme për ecjet në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe eksplorimin e Hënës. NASA thotë se ka përcaktuar standardet teknike dhe të sigurisë.

Këto kostume do të jenë të gatshme në 2025 dhe do të testohen në ambiente të stimuluara. Me SpaceX që po përgatit zbarkuesit Hënor, kostumet janë një prej detyrave më të rëndësishme të misionit të ardhshëm.

Aktualisht astronautët përdorin kostume të dizajnuara 45 vite më parë për programin Space Shuttle. Plot 420 milionë dollarë janë investuar për zhvillimin e kostumeve të reja. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bexheti mirëpriti në takim kryetarin e Sh.K.A “Duflla” Ylber Idrizi

Story i radhës

Këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë nga e shtuna deri të hënën

Të fundit nga