Mirror: Presidenti rus ka sulme të kollës

October 25, 2022
1 minut lexim

Një burim i paemëruar brenda Kremlinit, pretendon se të gjithë janë duke u brengosur që presidenti rus Vladimir Putin po ka sulme të vazhdueshme të kollës dhe po humb në peshë, madje thuhet se i ka humbur oreksi, shkruan Mirror.

Putin për herë të fundit është parë para masës gjatë vizitës së trupave të mobilizuara, e gjatë vikendit ka qenë në një kontroll të detajuar tek mjekët e tij.

Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, siç pretendon ky burim, “janë të brengosur për humbjen e kilogramëve dhe kollës së vazhdueshme, që ka filluar ta vërej pothuajse çdo person”.

Ai tutje pretendon se ata janë të brengosur pasi “që anëtarët e elitës mund ta cilësojnë kollën e Putinit si përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore”.

I njëjti burim thotë se Putin kohëve të fundit ka humbur tetë kilogramë.

“Familjarët dhe mjekët e tij janë të brengosur për sulmet e vazhdueshme nga kolla, humbja e oreksit dhe barnat për dieta të veçanta, që zakonisht i përdorin pacientët në repartet e onkologjisë”, pretendon ky burim në një kanal në Telegram.

Ai theksoi se Putin ditëve të fundit nuk është fare në disponim për shkak të situatës në Ukrainë, dhe se në takimin e fundit me Këshillin e Sigurisë në Rusi, ka fyer dhe sharë rëndë ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Pasi që Shoigu ishte shkyçur nga video konferenca, Putin vazhdoi të bisedojë me përfaqësuesit e lartë ushtarakë, por nuk ka mundur të vazhdoj për shkak të kollës. Atij pas këtij takimi i është ofruar ndihma mjekësore”, pretendon ky burim. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Historia e lojtarit që nuk hoqi dorë nga ëndrra!

Story i radhës

“Fshehja e pronave”, reagon Albert Musliu

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë