Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1:2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit.
Pas kësaj sfide, në rrjetet sociale ka reaguar dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.
Futbollisti me origjinë nga Gjilani edhe pse nuk ishte pjesë e këtij grumbullimi për shkak pezullimi, është gjithmonë në mbështetje të kuqezinjve.
“Shqipëri e madhe”, shkruan Daku në rrjetet sociale. Teksa këtë thënie të dalë nga shpirti patriotik, sulmuesi e shoqëron me zemër të kuqe dhe flamurin kuq e zi.
Burimi: botasot.info