Khalil Gibran ose “burri nga Libani” siç njihet për publikun botëror, ishte poet, filozof dhe artist. Le të lexojmë disa nga frazat e tij, përmes “kopshtit” të madh të shkrimeve të tij, të kësaj trashëgimie shpirtërore që na la të ecim me vetëdije.
Ji mirënjohës për kohët e vështira. Ato të treguan se sa i fortë mund të jesh.
Mirësia është një virtyt i burrave të fortë.
Nuk ka të vërtetë absolute.
Janë njerëzit mendjevogël ata që përpiqen të poshtërojnë të tjerët.
Dëmi që ju bëjnë të tjerët është më i lehtë për t’u harruar sesa dëmi që u bëni të tjerëve.
Mund të harroni ata që ju bënë të qeshni, por nuk do t’i harroni kurrë ata që ju qëndruan pranë në momentet tuaja më të errëta.
Gjërat e thjeshta në jetë janë më emocionueset.
Dashuria është jetë. Dhe jeta është dashuri.
Gjithmonë vendosni dashurinë në punën tuaj.
Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, shikoni se çfarë ju frymëzon të bëni.
Dashuria e vërtetë nuk është kurrë posesive.
Përpiquni të merreni me sjelljet e këqija të njerëzve në një mënyrë të këndshme.
Dashuria lidh gjithçka në harmoni të përsosur.
Shihni anën pozitive të jetës.
Ne nuk i shohim gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Ne i shohim ato sipas asaj që jemi.
Dashuria e vërtetë krijohet kur dy njerëz janë afër, së pari në shpirt.
Lini hapësirë në marrëdhëniet tuaja.
Nëse falesh kur bie shi, mos harro të falesh edhe kur ka diell.
Kur jep të gjithë veten, atëherë vërtet jep.
Bukuria e vërtetë vjen nga brenda.
Fëmijët tuaj nuk ju përkasin juve. Ata janë bij e bija, të vetë jetës.
Çdo marrëdhënie duhet të jetë e lirë nga prangat
Ji mirënjohës për të mirat dhe të këqijat në jetën tuaj. Të dyja ju mësuan diçka.
Qëndrimi juaj ndaj jetës do të përcaktojë qëndrimin e jetës ndaj jush.
Shoku që është larg ndonjëherë është më afër jush se ai që jeton në vendin fqinj.