miratohen ndryshimet e ligjit per arsimin e mesem 67f56ca1f3007

Miratohen ndryshimet e Ligjit për arsimin e mesëm

April 8, 2025
1 minut lexim

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 42-të, e ka miratuar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar, i cili u miratua me votim të dyfishtë, gjegjësisht edhe me votat e deputetëve të pranishëm, të cilët u takojnë bashkësive, që nuk janë shumicë në vend.

Me ndryshimet janë definuar dispozitat, me të cilat rregullohet arsimi i mesëm si i organizuar në mënyrë institucionale, kadrovike dhe përmbajtësore, në mënyrë që mundëson edukimin për të gjithë nxënësit, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara.

Vendosen dispozita për këshillimin e karrierës, një këshilltar karriere dhe një koordinator arsimor praktik. Me Ligjin e ri vendoset edhe një Koncept i ri për provimet në fund të arsimit të mesëm dhe për herë të parë në shkollat e mesme mundësohet organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve.

Të martën e kaluar, deputetët me procedurë të shkurër miratuan gjashtë ligje për arsimin – Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve, me të cilin rritet përfshirja e shfrytëzuesve të racioneve të studentëve, si dhe ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjit për Arsimin profesional dhe trajnim, Ligjit për Inspeksionin arsimor dhe Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

11 sjellje te cuditshme te femijeve qe i shqetesojne prinderit pa arsye 67f56863deb97
Story i mëparshëm

11 sjellje të çuditshme të fëmijëve që i shqetësojnë prindërit pa arsye

vlen masat e ministrit durmishi po japin efekt qytetaret ndjejne lehtesim ne
Story i radhës

VLEN: Masat e ministrit Durmishi po japin efekt, qytetarët ndjejnë lehtësim në xhep

Të fundit nga

Bedri Hamzën s’e përkrah bashkëpartiakja

Në mbledhjen e 39-të të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ka dështuar propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032. Ajo çfarë i befasoi
ShkoLartë