Miqësorja e 26 tetorit, ja programi stërvitor i Kombëtares për ndeshjen me Arabinë Saudite

min lexim

Kombëtarja shqiptare nis nga e shtuna përgatitjet në kuadër të miqësores me Arabinë Saudite që do të luhet më 26 tetor 2022 “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

Përfaqësuesja kuqezi do të akomodohet në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për miqësoren e tetorit dhe do të stërvitet në qytetin bregdetar deri të hënën pasdite, kur do të udhëtojë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për ndeshjen.

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet të shtunën në ora 16:00 me një pjesë të lojtarëve të ftuar, të cilët kanë përfunduar impenjimet javore me klubet. Po të shtunën do të organizohet edhe një konferencë për median e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të flasë para gazetarëve për rëndësinë dhe objektivin e kësaj miqësoreje. Grupi do të kompletohet deri paraditen e së dielës me skuadrën që do të zhvillojë e plotë seancën stërvitore në ora 16:00.

Sakaq, të hënën përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë një seancë paradite dhe në ora 18:00 do të nisën nga Tirana për në Abu Dabi. Të martën e 25 tetorit ekipi do të zhvillojë seancën zyrtare në “Al Nahyan Stadium” aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja të mërkurën.

Më 27 tetor delegacioni kuqezi do të kthehet për në Shqipëri. Pjesa më e madhe e lojtarëve të përzgjedhur vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rikthimi i Boris Johnsonit në krye të Britanisë, flet babai i tij dhe tregon vendimin

Story i radhës

Ronaldo e humbet edhe mbështetjen e bashkëlojtarëve

Të fundit nga